Specifikime

    • Përdor fotometrin e reflekitimit me kamer CMOS
    • Përdor stripe MEDITAPE UC-10S dhe MEDITAPE UC-12S
    • Mat parametrat pH, SG, GLU, PRO, BLD, URO, KET, BIL, NIT, LEU, CRE (12S) dhe ALB (12S).
    • Fluksi i punës deri në 480 mostra për orë.
    • Mundësi lidhje me seritë UN përmes konfigurimit me U-WAM
      (Urinalysis Work Area Information Management System).
    • Mundësi lidhje me barcode reader.
    • Ruan në memorie 5000 mostra / 5000 imazhe të stripeve.
    • Përmasat 315mm x 135mm x 215mm / 2.6kg

Analizatori kimik gjysmë-automatik i urinës

Analizatori kimik Sysmex UC-1000 është një paisje gjysmë automatike e cila përdor stripet urinare për analizim, duke u integuar me vendin e punës ku kryhen analizat.

UC-1000 është ideal në një sistem të vetëm të pavarur në laboratorë me fuks të ulët rastesh si dhe mund të jetë një zgjidhje e përkryer në një zyrë mjeku apo një klinikë spitalore.

Testet kryhen me dy lloje stripesh të ndryshme, me 10 ose 12 parametra. Stripi me 12 parametra mat dhe mikroalbuminën dhe kreatininën. Stripet mund të përdoren për interpretim manual, ku në shishen e stripeve gjendet një grafik i ngjyrave. Sistemi gjithashtu mund të diferencojë rruazat e kuqe të gjakut nga hemoglobina e lirë.

Analizatori UC-1000 përdor fotometrin reflektuese me gjatësi të ndryshme valësh. Gjatë matjes ngjyra ndryshon nga reaksioni në ndarjen e stripit, imazhet e të cilit fotografohen
dhe skanohen, dhe më pas bëhet analizimi i reflektimit aktual.

""
1
Bej kerkese per katalog
Emer
Mbiemer
Lloji i produktit
Previous
Next