Lidhja perfekte e cilësisë dhe e çmimit!
XN-L Pure paraqitet një analizator i përballueshëm në kosto dhe ju siguron saktësi dhe besueshmëri në rezultatet tuaja.
Analizatori hematologjik XN-L Pure paraqitet komod për laboratorët me fluks të ulët dhe të mesëm pune.
XN-L Pure bën një diferencim me 5 popullata qelizore si dhe dallon granulocitet e pamaturuara. Analizatori aspiron vetëm 25 µL volum për të nxjerrë gjithë gjakun komplet, dhe 70 μL në rastin kur bëjmë parahollim.
Ai ka një kapacitet për shpejtësi pune në 60 mostra për orë.
Analizatori mat 28 parametra diagnostikë dhe të cilat janë: WBC, RBC, HGB, HCT, MCHC, MCH, MCV, PLT, RDW-SD, RDW-CV, MicroR, MacroR, MPV, PDW, P-LCR, PCT, NEUT#/%, MONO#/%, EO#/%, BASO#/%, LYMPH#/%, IG#/%.