EUROArray – Analizimi përmes Biologjisë Molekulare
Principi i teknologjisë
Microarray konsiston në disa sekuenca ADN-je, të cilat janë të vendosura në një sipërfaqe qelqi, në spote mikroskopike dhe pozicione saktësisht të përcaktuara. Materiali gjenetik i individit izolohet ose purifikohet dhe më pas shumëfishohet (me PCR) përmes sondave (probeve) specifike, të cilat janë të shënjuara me fluoreshencë. Copat e shumëfishuara, duke qenë komplementare me sekuencat e ADN-së të vendosura në sipërfaqen e qelqit hibridizohen. Identifikimi i pranisë së tyre të konfirmohet përmes gjenerimit të sinjalit me fluoreshencë.