Analizatori plotësisht i automatizuar ELISA.

I gjithi në një, I-2P ka të integruar gjithçka në një pajisje të vetme për zhvillimin e testeve ELISA në diagnostikën autoimune, infeksionet serologjike dhe alergologjinë.

Analizatori është prodhim i kompanisë gjermane EUROIMMUN dhe mund të kryej 800  teste të ndryshme prej serumit, plazmës dhe lëngjeve celebrospinal.

Analizatori I-2P siguron besueshmëri të lartë ku reagentët janë gati për përdorim, vendosen në rack të dedikuar dhe me identifikim automatik prej aparatit, ulin në minimum punën manuale të operatorit.

Për më tepër analizatori I-2P mundëson një ngarkim të lehtë dhe të shpejtë të mostrave si dhe mund të procesojë deri në 50 teste në orë, me 3 pjata ELISA dhe ngarkim të 144 mostrave njëkohësisht.

Kontrollet e cilësisë (QC) skanohen duke eleminuar edhe gabimin më të vogël njerëzor gjatë instalimit të një kontrolli të ri.