TECO është një kompani Gjermane me mbi 25 vjet në treg, e specializuar në ofrimin e aparateve, të cilat matin parametrat e kontrollit të koagulimit në gjak. Aparatet e prodhuar prej kompanisë TECO janë të përshtatshëm për spitale, klinika dhe laboratorë, duke i ofruar klientit një mbulim të plotë në analizimin e parametrave të koagulimit.
Aparatet Coatron X janë të përshtatur të funksionojnë me një, dy ose me katër kanale të ndryshëm optik si dhe të matin këto parametra në plazëm:
PT, APTT, TT, FIB, AT, PC dhe D-Dimer.
Coatron X vjen në tre versione Eco, Pro dhe Top, e përshtatur kjo në varësi të numrit të mostrave ditore dhe kanaleve optik matës me 1, 2 dhe 4, respektivisht.
Aparatet janë lehtësisht të përdorshëm, kost-efektiv si dhe kërkojnë një sasi të vogël mostre.