EUROArray – Analizimi përmes Biologjisë Molekulare

Principi i teknologjisë

Microarray konsiston në disa sekuenca ADN-je, të cilat janë të vendosura në një sipërfaqe qelqi, në spote mikroskopike dhe pozicione saktësisht të përcaktuara. Materiali gjenetik i individit izolohet ose purifikohet dhe më pas shumëfishohet (me PCR) përmes sondave (probeve) specifike, të cilat janë të shënjuara me fluoreshencë. Copat e shumëfishuara, duke qenë komplementare me sekuencat e ADN-së të vendosura në sipërfaqen e qelqit hibridizohen. Identifikimi i pranisë së tyre të konfirmohet përmes gjenerimit të sinjalit me fluoreshencë.

Mostra e cila përdoret – Gjak, urinë, sekrecione (përmes tamponit).

Përmes kësaj teknologjie mundësohet identifikimi i gjeneve apo sekuencave duke gjetur aplikim në testet e mëposhtëme:

· HLA – B27

· STI (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme)

· HPV (Diferencim në Low dhe High Risk)

· Dermatomycosis (Myku në lëkurë)

· ApoE (Alzhaimer)

· Faktori V / Faktori II / MTHFR

· HLA-B57:01

· HLA-Cw6

· HLA-DQ2/DQ8

· Gjeni HFE (Haemocromatozis)

· Intoleranca gjenetike ndaj laktozës

· Intoleranca gjenetike ndaj fruktozës

· Intoleranca gjenetike ndaj laktozës/fruktozës

Rezultatet gjenerohen përmes aparatit EUROArray Scanner, i cili është plotësisht i automatizuar dhe gjeneron automatikisht rezultatin e standardizuar duke shmangur çdo veprim të jashtëm të përdoruesit. Kontrollet e integruara të përfshira në mostrën e analizuar konfirmojnë një proces të sigurtë.