Evidence Investigator është një analizues sasior në detektimin e komponimeve kimike, toksinave, substanca të tjera të dëmshme të cilat gjenden në ushqime. Duke përdorur teknologjinë biochip, Evidence Investigator siguron që analizimi i ushqimeve të jetë i saktë dhe efikas, duke ju ofruar laboratorëve rezultate të besueshme. Ky analizues mund të përdoret për të testuar mishin, ushqimet e detit, mjaltin, qumështin dhe mykotoksinat.

- Sistem gjysmë automatik
- Përshtatja perfekte për laboratorët me fluks të mesëm.
- Të gjitha të dhënat analizohen automatikisht, duke shmangur gabimin njerëzor dhe manipulimin e rezultateve.
- Konsolidimi i testimit jep rezultate të shumta në një mostër të vetme.
- Analiza e shpejtë deri në 48 mostra në më pak se 2 orë.