INVESTIGATOR

Evidence Investigator është një analizues sasior në detektimin e komponimeve kimike, toksinave, substanca të tjera të dëmshme të cilat gjenden në ushqime. Duke përdorur teknologjinë biochip, Evidence Investigator  siguron që analizimi i ushqimeve të jetë i saktë dhe efikas, duke ju ofruar laboratorëve rezultate të besueshme. Ky analizues mund të përdoret për të testuar mishin, ushqimet e detit, mjaltin, qumështin dhe mykotoksinat.

  • Sistem gjysmë automatik
  • Përshtatja perfekte për laboratorët me fluks të mesëm.
  • Të gjitha të dhënat analizohen automatikisht, duke shmangur gabimin njerëzor dhe manipulimin e rezultateve.
  • Konsolidimi i testimit jep rezultate të shumta në një mostër të vetme.
  • Analiza e shpejtë deri në 48 mostra në më pak se 2 orë.