RX daytona+ është pjesë e analizatorëve të serisë RX e cila performon një gamë të gjerë të analizave të cilat përfshijnë analizat rutinë biokimike, proteinat specifike, lipidet, drogërat terapeutike, antioksidantët, kontrollin e diabetit dhe kontrollet veterinare. RX daytona+ gjithashtu mat direkt përmes gjakut nivelin e hemoglobinës së glukozuar (HbA1C) pa paratrajtim të mostrës. Analizatori ka aftësi të mat analitët në serum, plazëm, urinë, CST dhe në gjakun komplet.

Sistemi përmban 72 kuveta gjysëm të përkohëshme me një jetëgjatësi nga 3-6 muaj të cilat ulin në minimum kostot e materialeve të konsumit. Analizatori ka dy pipeta të pavarura nga njëra tjetra: një pipetë për serumin dhe një për reagentin duke reduktuar si kohën e analizimit ashtu dhe mundësinë e kontaminimit. Disku i vendosjes së mostrave ka temperaturë frigoriferike si dhe përmban 50 pozicione, ku 10 prej tyre janë në dispozicion të kalibratorëve dhe kontrolleve.

Analizatori RX daytona+ është plotësisht i automatizuar, mostrat dhe reagentët ngarkohen në mënyrë të rastësishme dhe lexohen automatikisht përmes barcodit duke dhënë një nivel të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë përgjatë punës. Analizatori gjithashtu mund të mat dhe mostrat urgjente STAT. Reagentët janë gati për përdorim, kanë stabilitet të lartë si dhe paketim të përshtatshëm dhe kosto efektiv. I gjithanshëm dhe lehtësisht i përdorshëm, RX daytona+ mat 270 teste fotometrike në orë dhe më shumë se 450 teste ISE për orë. Aparati ka një mirëmbajtje minimale.

""
1
Bej kerkese per katalog
Emer
Mbiemer
Lloji i produktit
Previous
Next