Analizatori kimik gjysmë-automatik i urinës
Analizatori kimik Sysmex UC-1000 është një paisje gjysmë automatike e cila përdor stripet urinare për analizim, duke u integuar me vendin e punës ku kryhen analizat.
UC-1000 është ideal në një sistem të vetëm të pavarur në laboratorë me fuks të ulët rastesh si dhe mund të jetë një zgjidhje e përkryer në një zyrë mjeku apo një klinikë spitalore.
Testet kryhen me dy lloje stripesh të ndryshme, me 10 ose 12 parametra. Stripi me 12 parametra mat dhe mikroalbuminën dhe kreatininën. Stripet mund të përdoren për interpretim manual, ku në shishen e stripeve gjendet një grafik i ngjyrave. Sistemi gjithashtu mund të diferencojë rruazat e kuqe të gjakut nga hemoglobina e lirë.
Analizatori UC-1000 përdor fotometrin reflektuese me gjatësi të ndryshme valësh. Gjatë matjes ngjyra ndryshon nga reaksioni në ndarjen e stripit, imazhet e të cilit fotografohen
dhe skanohen, dhe më pas bëhet analizimi i reflektimit aktual.