SENTiFIT 270, përfaqëson një sistem plotësisht të automatizuar i përshtatur posaçërisht për të përcaktuar në mënyrë sasiore hemoglobinën okulte. Programe të ndryshme të kontrollit të kancerit të zorrëve kanë provuar tashmë se SENTiFIT 270 është një partner i besueshëm në laborator.
FIT përfaqëson një test imunokimik i cili mat sasi të vogla dhe të padallueshme prej syrit të njeriut të hemoglobinës, realizuar kjo prej antitrupave specifikë kundrejt Hg. Testi nuk kërkon mbajtjen e një diete strikte përpara analizës, ajo thjesht përfaqëson vetëm një procedurë rutinë të mbledhjes së mostrës. Specificiteti i FIT- test e bën atë analitikisht dhe klinikisht superior krahasuar me metodat e tjera të testeve për matjen e gjakut okult.
Analizatori ka një shpejtësi të punës deri në 270 mostra për orë. Mostra nuk kërkon trajtim apo parapërgatitje, matjet janë të shpejta, të sigurta dhe higjenike, pra nuk ka kontakt të mëtejshëm midis stafit të laboratorit dhe materialit të mostrës.
Kanceri kolorektal është cilësuar si kanceri i tretë më i përhapuri më të gjithë botën dhe qëndron i dyti në vdekshmëri pas sëmundjeve të mushkërive (sipas UEG).
Ky test mund të na jap informacion rreth zhvillimit të kancerit në momentin kur pacienti nuk shfaq asnjë simptomë (stadi polip i zhvillimit). Pra, në momentin kur konstatohet një ind jonormal ose kancer në fazën e hershme, trajtimi është lehtësisht i mundshëm, ku në fazat e vonëshme kanceri avancon dhe ka tendencë të përhapet.
Çfarë duhet të dimë për kancerin kolorektal!
Shmangia e kolonoskopisë nëpërmjet FOB-testit (Rezultat kuantitativ, me titër të saktë!).
Kanceri kolorektal po prek çdo ditë e më shumë individë në mbarë botën duke shkaktuar dhjetra mijëra vdekje çdo vit.
Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit (American Cancer Society) testimi për kancerin kolorektal duhet të nisë prej moshës 40 vjeç dhe jo 50 vjeç, kjo për arsyen sepse gjithnjë dhe më shumë po vërehen raste të reja në adultë të cilët e zhvillojnë këtë sëmundje.
Zhvillimet e reja në përmirësimin e teknikave lehtësojnë mjekun dhe pacientin duke siguruar një test i cili do të ndihmojë në detektimin e hershëm të kancerit ende pa u shfaqur simptomat, nëpërmjet FOB-testit.
Swissmed sjell pranë jush kryerjen e testit me aparaturën më bashkëkohore të përshtatur të realizojë këtë test. Testi jo vetëm mat nivelin e hemoglobinës në feçe, por gjithashtu vlera i shërben pacientit si një paralajmërim për të parandaluar përhapjen e kancerit.
Ky test ka për qëllim, eleminimin e kolonoskopisë në rastet kur ajo nuk është e nevojshme për pacientin d.m.th. nëse rezutati i testit rezulton negativ cilësuar prej vlerës së titrit. Në këtë mënyrë pacienti nuk shkon menjëherë në kolonoskopi pa qënë e nevojshme.
Më lehtë të parandalosh, se sa të kurosh, dhe kjo vetëm nëpërmjet një testi mundësuar nga kompania Swissmed.